Dëgjojeni të kënduar nga Nexhmije Pagarusha këngën “Bien tupanat”:
Bien tupanat n’katër anët
se sot kemi darsëm
darsëm të madhe s’mbahet mend
nana marton djalin.
Trima e trimnesha eni pra të vallzojmë
në këtë shtëpi bujaresh
ne ta gzojmë
të vallzojmë së bashku të gjithë të këndojmë
bashkëshortëve trimat
u dëshirojmë.
Zoja e shpisë na bjen me ngranë
bukë e mish sikur përherë
cakërojmë gotat si përherë
ky oxhak o qoftë me nder.
Trima e trimnesha eni pra të vallzojmë
n’ këtë shtëpi bujaresh
ne ta gzojmë
të vallzojmë së bashku të gjithë të këndojmë
bashkëshortëve trimat
u dëshirojmë.
ObserverKult
—————–
Kliko edhe:
NEXHMIJE PAGARUSHA & ARDIT GJEBREA: KUR NJË DITË TË KTHEHESH TI (TEKSTI DHE KËNGA)
NEXHMIJE PAGARUSHA: ÇIL NJAT ZEMËR PLOT KUJTIME (TEKSTI DHE KËNGA)