Nga folklori: Lute Fukarêja

Foto ilustrim

(Zasellë, Shala e Mitrovicës)

Lum për ty, o zot e i lumi zot!
Paj m’ish kan-o Lute Fukarêja,
shum zygyrt ai Luta m’ish kanë ra-
e m’i shiti lopt-o me gjith vjeta
edhe i shiti dhit-o me gjith edha
edhe i shiti dhêt-o me gjith shtierra
edhe i shiti pelat me gjith maza
edhe i shiti bollicat me kishta,
por krejt borçet s’mujti me i la.
Ni nanë plak-o Luta e ki pasë.
-Ki m’u vesh, lum nana, ki m’u mathë
se n’pazar ty, nanë, due me t’qitë!
‘Shalla shtrejt ti, nanë, tha, ki m’u shitë,
‘shalla borçet nan-o ti m’i lán!
Ka marrë nana â veshë e â mathë.
Qyr, i biri për dorë e ki kapë
e n’pazar-o bashkë me tâ â dalë.
Në pazar-o gjith ditën po rrijnë,
po kërkush at dit-o nuk e veti
e pazari besa kâka prishë.
Prap për dore nanën e ki marrë
e tu shpija nanën prap p’e çon.
Ni grue t’mirë ai Luta e ki pasë.
-Ki m’u veshë, lum grueja , ki m’u mathë,
sod ni jav-o du me t’çue n’pazar,
‘shalla borçet, lum grueja m’i lán!
Mas ni jave, rrafsh me ditë ni javë,
kâka veshë e shoqja kâka mathë
e për dore Luta e ki kapë
e n’pazar-o Luta po ma çon.
Ter dikur as kërkush nuk p’e dvét .
Ni asqer-o jabanxhi ish kanë.
-Sa kjo grue, lum Luta? i ka thanë.
-Treqin duket, lum djali, i ka thanë.
-Shtrêje qyrkën, Luto, merri paret!
I merr Luta n’dorë treqin duket.
Me qirê ni shpi e ki pa nxanë
edhe’i darkë asqeri qi p’e ban.
Darkë po hanë e muhabet po bajnë
e n’gjerdek-o djalin, tha, p’e çojnë.
Kâka ungj-o djali n’sanali.
Ni vetimë, bre, nisi e po veton,
shi e gjak-o zoti qi ka falë!
Hoxhallart-o n’minare po knojnë
e bylbylat n’kafaz-o po knojnë.
Ni bylbyl n’prezore po m’i shkon:
nis bylbyli at’herë e po thot:
-Qisi nâmi kurr nejherë s’a kanë-
motr e vlla, bre, qysh n’gjerdek me hi?!
Qyr, asqeri i mêçëm ishte kanë,
nisi gruen istinak e ban:
-Po ti babën, tha, kah e ke pasë?
Hasllin grueja mirë po ja kallxon:
-Nizet rob-o, tha, na jemi kanë,
dergja e keqe neve na faroi,
veç ni vlla i vogël m’ka pa metë
e unë nuse te Luta jam votë:
vllaun e vogël në shpi e kam lanë,
hyqymeti asht ardhë, ma ka marrë-
gja për tâ unë haber nuk kam.
-Noni shej-o vllau yt a e ka pasë?
-Jam kanë vllaun ngrykë unë kah e maj
e pej dore vllau n’zjerm um ka ra-
n’dorn e djatht-o ai ni shej e ka.
At’ herë kmishen asqeri e çon
edhe motra shejin po ja gjân.
Shum me motrën ni piskamë e ban
e, tha, ngrykë të dy ata janë marrë.
Shiun e gjakun zotynë e ka ndalë.
Motr e vlla, tha, në jatak janë ra
e gjith natën të dy bashkë llafojnë.
E fërk zoti sabah kur e bani.
-Nimo zot-o! asqeri ka thanë,
edhe motrën  qat’herë e kish marrë.
Po tfillojnë e tu Luta po shkojnë.
Se shumë larg-o Luta po i heton,
nanës vet-o Luta po i kallxon:
-Ai asqeri gruen tuk po e bjen.
Çka me ba, lum nana? i kish thanë.
tana sénet zoti ka me i nreqë.
Fjált s’vonojnë e asqeri po vjen,
e n’aborr asqeri kur po hin,
aty Luta përpara i ki dalë.
-Eu hoshgjolldën! asqerit ja ban.
-Eu hoshgjolldën, lum Luta! i thot.
Dogri n’odë-o Luta po ma çon,
 muhabet asqerit po m’i ban.
-Çka u ba? asqerit Luta i thot.
Çka u ba, tha, qi u ba ky nâm?
Asni pare ngat veti s’e kam.
-Ore Lutë, asqeri po ja ban,
hiç për pare dert unë nuk e kam,
tâna paret ty hallal t’i baj-
motr e vlla të dy na jena dalë,
mik për qefi, lum Luta, t’kam nxanun.

ObserverKult


Lexo edhe:

NIS NË DURRËS “FESTIVALI FOLKLORIK BALLKANIK”

Mbrëmjen e djeshme në orën 19:00 në ambientet e sheshit “Liria” nisi në qytetin e Durrësit “Festivali Folklorik Ballkanik”.

Në këtë festival paraqiten u paraqitën një larmishmëri e madhe e këngëve dhe valleve nga e gjithë zona e Ballkanit. Këto i sollën grupet e ftuara nga rajoni të cilat i bashkon kultura dhe tradita.

Zonën e Ballkanit gjithashtu e bashkojnë elementet e kostumografisë ku për të ndryshuar një vijë është dashur të kalojnë një mijë vjet.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult