Niçe: Para se të martoheni, pyeteni veten…

fridrih niçe armiqtë

“Kur lidhet një martesë duhet bërë kjo pyetje:
A beson se ti mund të bashkëbisedosh mirë me këtë grua deri në pleqëri?
Gjithë sa mbetet nga martesa është kalimtare, por koha më e madhe e jetës së përbashkët i përket bashkëbisedimit.”/Niçe


ObserverKult


letër dashurie

Lexo edhe:

NIÇE: GRATË E DASHURUARA SAKRIFIKOJNË GJITHÇKA, BURRAT FRIKOHEN NGA TO

Filozofi gjerman, Fridrih Niçe, ka qenë një prej mendjeve më të ndritura që ka jetuar ndonjëherë. Idetë e tij filozofike transformuan botën e filozofisë, duke e ngritur në një nivel më lartë.

ObserverKult ju sjell disa shprehje për dashurinë e gruas nga kryevepra “Kështu foli Zarathustra” të Fridrih Niçes.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


fridrih niçe armiqtë

KUR NIÇE JEPTE “KËSHILLA” PËR SHKRIMTARËT: JA ÇKA DUHET TË KENI PARASYSH

Çdo libër i mirë, kur shfaqet, ka shije të athët: ka mossuksesin e risisë.

Për më tepër, të qenit gjallë të autorit e dëmton atë, nëse ai është njeri i shquar dhe zbulohen shumë gjëra për të: pasi çdonjëri është i detyruar ta shkëmbejë autorin me veprën e tij. Ajo çfarë në të vërtetë libri përmban në vetvete mençuri, ëmbëlsi dhe shkëlqim të praruar, mund të zhvillohet vetëm me kalimin e viteve, me kujdesin e një përnderimi, i cili rritet, moshohet dhe në fund shuhet. Mbi të duhet të kalojnë shumë orë, merimanga të shumta duhet të thurin rrjetat mbi të. Lexuesit e mirë e bëjnë një libër gjithnjë e më të mirë, ndërsa kundërshtarët e mirë e bëjnë të njohur.

Çdo libër i mirë është shkruar për një lexues të caktuar dhe llojin e tij, pikërisht për këtë arsye konsiderohet i dobët nga pjesa tjetër e lexuesve, shumica dërrmuese: për të cilin fama e tij qëndron mbi një bazë të kufizuar dhe mund të ndërtohet vetëm ngadalë. Libri mediokër dhe i keq, është i tillë pikërisht sepse kërkon t’i pëlqejë, madje i pëlqen, shumicës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult