Nick Cave: Larg meje

Poezi nga Nick Cave

Për ty e dashur, unë kam lindur
Për ty jam rritur
Për ty kam jetuar dhe për ty do të vdes
Për ty po vdes tash
Ti ishe e dashura ime e vogël e trentë
Në një botë ku të gjithë shkërdhejnë të gjithë të tjerët
Ti që je shumë larg prej meje
Larg meje
Shumë larg prej meje
Përtej njëfarë deti të ftohtë neurotik
Larg meje

Do të flisja me ty për të gjitha çështjet
Me një buzëqeshje ti do të përgjigjeshe
Atëherë dielli do të braktiste fytyrën tënde të bukur
Ndërsa ti do të tërhiqeshe para syve
Vazhdoj të dëgjoj se punët po të shkojnë mbarë
Shpresoj se zemra të rreh e lumtur në gjoksin tënd të mitur
Ti je shumë larg prej meje
Larg meje
Larg meje

Nuk ka njohuri ama unë e di
Nuk ka asgjë për të mësuar nga ai zë bosh
Që lundron drejt meje nëpër linjë
Nga qesharakja te sublimja
Më vjen mirë që dëgjoj se punët të shkojnë mirë
Por vërtet nuk mund të gjesh dikë tjetër t’i telefonosh e t’i tregosh
A ta ka ndier ndonjëherë për mua?
A ishe ndonjëherë afër meje kur kisha halle?
Shumë larg prej meje

Më the se do të qëndrosh pranë meje
Në ditë të bardhë e të zezë
Këto ishin bash fjalët e tua
Mikja ime sall për qelepirosje
Ti ishe e dashura ime e patrembur
Si u futa në telashe u ktheve me vrap te nëna
Shumë larg meje
Larg meje
I pezulluar në detin tënd të zymtë dhe pa peshk
Larg meje
Larg meje.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

NICK CAVE: DETROIT

Në aeroportin Metropolitan Wayne County në Detroit
Një erë e fortë hodhi në erë dhomën e magazinimit që mbante
Qeset për vjellje të Delta Air Lines. Kjo është e vërtetë.
Dhe të bartura nga ajo erë e madhe, ato fluturuan;
Ato mijëra qese për vjellje,
Si një ushtri engjëjsh me krahë letre,
Mbi qytetin e brendshëm të Detroitit të rrënuar që të lë pa frymë.

Të lutem mos më harro!
Përgjërohej megalopoli i shkretë buzë lumit.

Poezinë e plotë e gjeni KËTU