Nikos Gatsos: E ashpër je, si grusht i vdekjes që të vret…

Foto ilustrim

Poezi nga Nikos Gatsos

Ç’do pavdekësi që ballesh për karshi ballkonit tim,
të shikoj, me mua tallesh e në zemër ndjej shtrëngim.
Fort me ty u dashuruan mbretër, princë, edhe poetë
por ti as një degëz dhjozmo, s’u ofrove moj e shkretë.

E ashpër je, si grusht i vdekjes që të vret,
por veç se ne, pati një kohë që të kujtuam të vërtetë.
Çdo gjeneratë: – unë do ta mbaj për vete – thoshte.
Peri e ngratë, që as kurrkush nuk mundi të të joshte.

Ç’do pavdekësi përballë, ç’kërkon në ballkonin tim,
a s’po lyp nga jeta vallë, një kurban një akt sublim?
Erdhën Krisër nga plot vende, të përulur pelegrinë,
në burim të bahçesë tënde, por nuk munden ujë të pinë.

E ashpër je, si grusht i vdekjes që të vret,
por veç se ne, pati një kohë që të kujtuam të vërtetë.
Çdo gjeneratë: – unë do ta mbaj për vete – thoshte.
Peri e ngratë, që as kurrkush nuk mundi të të joshte.

Shqipëroi: Arqile Garo

*Titulli i origjinalit: “Pavdekësi”

ObserverKult

—————————-

LEXO EDHE:

Napoleon Lapathiotis: Ish ajo natë, që unë, sa kisha vdekur…

Ishte një mbrëmje thellësisht e mrekulluar.
Mbrëmje e brishtë, e patravajë, një ëndërrim! –
Që kurrë, kaq shumë, pasditja plot shkëlqim,
nuk pat ndriçim kaq madhështor, si gur i çmuar…

Tek drita zhbëhej – siç kur zbehet agonia, –
përmbi balsamin që në kopshte kishte mbirë,
ku lulet deheshin nga erë e tyre e mirë,
dhe shfaqej e pashoqe, e përkryer, harmonia…

Askurrë një perëndim i tillë s’ kish ekzistuar…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU