Në botë s’ka grua veç teje…poezi nga Nizar Qabban
Dhe mes grave të bukura të çdo xhinsi e ngjyre,
mes mijëra fytyrave që më bindën
dhe atyre që nuk më bindën,
Mes një plage që kërkoj dhe një plage që më kërkon
mendoj epokën tënde të artë…
Epoka e manjolës, epoka e qirinjve dhe e parfumeve.
Ëndërroj për epokën e tënde,
që ishte më e madhja ndër kohërat,
çfarë e quan këtë ndjesi?
Si ta shpjegoj këtë mungesë të pranisë
dhe mungesë të të qenit?
Si mund të jem këtu… dhe atje?
Si duan t’i shoh
kur në botë s’ka grua veç teje?
Përktheu: Elmaz Fida
ObserverKult
Lexo më shumë nga i njëjti autor:
NIZAR QABBANI: TË DUA TY, EDHE KUR DASHUROJ TJETËRKËND…
NIZAR QABBANI: DU ME SHKRUE FJALË TJERA PËR TY…
Lexo edhe:
ADRIANA, GRUAJA QË I SOLLI GËZIM DHE E FRYMËZOI ERNEST HEMINGWAYN
Një nga gratë më të rëndësishme në jetën e shkrimtarit amerikan Ernest Hemingway nuk është mes atyre që e kemi ndeshur të përmendet shumë, kur është fjala për jetën emocionale të shkrimtarit. Portreti i saj shihet përmes disa fotove në arkivin privat të shkrimtarit, por askush nuk e dinte lidhjen e fortë që ka qenë mes tyre.
Një libër për shkrimtarin, shkruar nga nipi i tij, nxjerr në pah një tjetër histori të mrekullueshme. Atë të dashurisë mes tij dhe konteshës italiane Adriana Ivancich.
Ajo ishte vetëm 18 vjeçe kur e pa Hemingwayn në një lokal në Itali, ndërsa ai 50 vjeç. E nga ai moment nisën një lojë dashurie, që do të vazhdonte përmes letrave pasionante të dashurisë, ende të pabotuara.
Hemingway atëherë ishte në martesën e katërt me Marinë, kur nisi të mendonte për italianen e re, 30 vite më të vogël. Libri i botuar nga Andrea di Robilant kërkon të tregojë një periudhë të shqetësuar emocionale në jetën e shkrimtarit. Një histori dashurie e parë në dy këndvështrime. Nën optikën e një qyteti tërheqës. Dhe të gjetjes së paqes së munguar tek lumturia jashtëmartesore.
tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult