Ekziston vetëm një kulturë
dhe ajo është kultura e pushtetit.
Kur jam i fuqishëm, njerëzit e respektojnë kulturën time.
Kur jam i dobët, bie unë, dhe bashkë me mua bie kultura ime.
Kur Roma qe e fortë ushtarakisht, latinishtja qe sunduesja e gjuhëve.
Kur Perandoria Romake ra, latinishtja u bë një pjatë spaghetti.
Kultura, e dashura ime, nuk qëndron te numri i librave që kam lexuar,
por te numri i plumbave që kam zbrazur.
Përktheu: Agron Islami
ObserverKult
Lexo edhe:
NIZAR QABBANI: LETRA DASHURIE
Mora vendimin
t’i bie qark botës me
biçikletën e lirisë
në po të njëjtën mënyrë, ashtu, ilegale.
që ndjek era kur udhëton.
Në rast se më pyesin
për adresën time
ua kam dhënë adresat e të gjitha trotuareve,
të cilat i përzgjodha si vende të përhershme të
qëndrimit tim.
Nëse më pyesin për
letërnjoftimet e mia unë ua tregoj sytë e tu, e dashura
ime,
dhe kësisoj ata më lejojnë të kaloj.
Pasi ata e dinë se të udhëtosh
në qytetet e syve të tu
është e drejta e të gjithë
banorëve të botës.
***
Tek më vjen për vizitë
me tesha të reja
unë ndjej atë çfarë ndjen një kopshtar
tek i lulëzon pema
***
Dëshiroj të ngjitem me ty
Qoftë edhe njëherë të vetme
Në trenin e çmendurisë
Trenin që i harron
emrat e udhëtarëve të tij
Dëshiroj që ta veshësh
qoftë edhe njëherë të vetme
pardesynë e shiut
Dhe të më takosh në stacionin e marrëzisë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult