Nizar Qabbani: Ti je duke pritur rikthimin tim çmendurisht…

Ti je duke pritur rikthimin tim çmendurisht…, poezi nga Nizar Qabbani

Në qoftë se do të kaloje kah rruga ku kalonim së
bashku… jepi, buzëqesh!
Më ço përmes hënës fjalë të bukura.
Rrëfeji hënës rreth meje, rreth dëshirave tona dhe
nostalgjisë.
Rrëfeji rreth historive të ngjara mes nesh asobote.
Sepse kujtimet janë miq, që flenë tek unë çdo natë.
Rrëfeji asaj… rrëfeji rreth filxhanit të kafesë sonë dhe
rreth shitësit të lëmekur të luleve.
dhe rreth aromës së lagjes sonë dhe stacionit të
mallkuar të autobusit,
ku u ndamë dhe ku në çdo autobus gjeje nga një
dhuratë.
Derisa lamtumira të vijojë dhe fjalë të vjedhësh nga
buzët e mia.
Dhe kur ngjitesh me një buzëqeshje, më jep
lamtumirën dhe kërkon qerpikun e fundit të syrit tim.
Rrëfeji për shiun dhe aromën e dëlirë të tokës
Rrëfeji për universitetin tonë dhe lëndët studimore
Rrëfeji!
Rrëfeji për ëndrrat tona, se si ato qenë si një kasolle
e varfër, e mobiluar me kënaqësi dhe lumturi të
praruar.. rrëfeji!
Rrëfeji, pa asnjë druajtje, se je përmalluar fort për të
ndërruar dy fjalë me mua.
Se je përmalluar për të prekur, pa asnjë arsye, dorën
time.
Rrëfeji që je përmalluar të ulemi së toku në buzë të
rrugës.
Një ulje, ashtu, të trallisur.
që e mbushim me të qeshura, lojëra fjalësh dhe lëvizje
të vetvetishme
Rrëfeji për zënkat tona dhe problemet e vogla, që
gjithmonë përmbylleshin me një buzëqeshje zanash.
Rrëfeji se të kisha kërkuar që të më dhuroje një
puthje, kurse ti më shmange me një formë të
marrosur.. rrëfeji!
Rrëfeji se ti je duke pritur rikthimin tim çmendurisht
dhuratën për të më dhënë.

Përktheu: Agron Islami

*Titulli i origjinalit: “Ndarje”

ObserverKult

LEXO EDHE:

Nizar Qabbani: Unë të zgjodha ty, prandaj zgjidh ti