Nga: Nizar Qabbani
Unë nuk u ngjaj dashnorëve të tu të tjerë, zonjëza ime
Nëse ai tjetri do të të jap re
Unë do të të jap shi
Nëse ai do të të jap një fener
Unë do të të jap hënën
Nëse ai do të të jap një degë
Unë do të të jap pemën
Nëse një tjetër do të të jap një anije
Unë do të të jap udhëtimin.
Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti
ObserverKult
Lexo edhe:
NIZAR QABBANI: MË MËSO, SI TA SHOH DASHURINË PAS TË DYZETAVE…
Lexo edhe:
NIZAR QABBANI: TË DUA TY, EDHE KUR DASHUROJ TJETËRKËND…
Të dua ty, edhe kur dashuroj tjetërkënd,
Pi për shëndetin tënd, kur jam me tjetër grua për darkë,
më rrëshqet gjuha…
dhe thërras emrin tënd kur i thërras asaj.
E kap veten gjatë darkës
duke qëmtuar ngjashmëritë mes vijave të duarve të tua
dhe vijave të duarve të saj.
Ndjej se po kthehem në klloun
kur i mbaj sytë tek shalli i mëndafshtë mbi supet e saj.
Ndjej se po tradhëtoj të vërtetën
kur krahasoj mallin për ty me mallin për të.
Çfarë e quan ti këtë?
Dyzim… rënie… arrati… perversitet… çmenduri?
Si të jem tek ti
dhe të hiqem se jam tek ajo?
Përktheu: Elmaz Fida
Lexo edhe:
NIZAR QABBANI: UNË TË ZGJODHA TY, PRANDAJ ZGJIDH TI
Mes vdekjes mbi gjoksin tim
apo poemave në fletoret e mia.
Zgjidh dashurinë… ose jodashurinë,
sepse është burracakëri të mos zgjedhësh.
Nuk ekziston një zonë qendrore
midis parajsës dhe ferrit.
Hidhi letrat e tua një nga një
do të ujdisem me çdo vendim.
Thuaj, reago, turfullo!
mos qëndro si gozhda.
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult