Honore de Balzak është një nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë botërore, krijimtaria kryesore e të cilit është përfshirë në “Komedia njerëzore”, që trajton Francën e pas vdekjes së Napolon Bonapartit.
Ai lindi më 20 maj 1799 dhe u nda nga jeta më 18 gusht 1850.
Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa aforizma nga Honore de Balzak:
– Prapa çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh.
– Zemra e një nëne është një humnerë e thellë, në fundin e të cilës do të gjesh faljen.
– Një grua e njeh fytyrën e njeriut që dashuron, ashtu si marinari njeh detin e hapur.
– Një bashkëshort i mirë nuk shkon kurrë të bjerë për të fjetur i pari natën dhe nuk zgjohet kurrë i fundit në mëngjes.
– Njerëzit duhet të besojnë te martesa ashtu si tek pavdekësia e shpirtit.
– Gjëja e parë e nevojshme për të fituar zemrën e një gruaje është shansi.
– Mizoria dhe frika shtrëngojnë duart së bashku.
– Kur gratë na dashurojnë, ato na falin për gjithçka, edhe për krimet tona; kur nuk na dashurojnë, nuk na njohin meritën për asgjë, as edhe për virtytet tona.
– Dashuria është poezia e shqisave.
– Asgjë nuk është më e keqe në shoqëri kur ekziston besimi nga një shok se është superior ndaj tjetrit.
E përgatiti: V.K.- ObserverKult
Lexo edhe:
“SI I MORI BALZAKU DY VOTA NË AKADEMINË FRANCEZE?”, RRËFIMI I VIKTOR HYGOS