Nga Petraq Kolevica
Një ditë ndoshta s’do të të shoh
Mund ti humb sytë që të dy
Po, brenda meje, domosdo
Do të të shoh përherë ty
Ti mos ma shih një lot në sy.
ObserverKult
Lexo edhe:
PETRAQ KOLEVICA: KAQ U SHTUAN POSHTËRSITË…
Kaq u shtuan poshtërsitë,
Kaq u rritën marrëzitë,
Kaq na mbytën ligësitë,
Sa kam frikë se një ditë,
Kur dhe ne të shohim dritë,
Kur të hapen krejt kufijtë,
Oh, kam frikë atë ditë,
Ikjen e gjithë njerëzisë!
Do të lënë mall’ e gjënë;
Do braktisin babë e nënë
E s ‘do kthejnë kokën prapa,
Po do ikin me të vrapa
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
PETRAQ KOLEVICA: ZEMRA E DI, S’E PRET ASNJERI
Po varet shelgu gjer përdhe,
Atje ku lumi ngjan se fle
E s’shkumëzon,
E s’gurgullon,
Por pasqyron një qiell pa re.
I vetëm ndejta
Dhe heshta, dhe heshta …
S’të duket se vjeshta
Tani po mbaron;
Të ngjan se pranvera afron
E maji fillon të çelë.
E diel,
E diel e trishtuar …
Mendohem,
Kërkoj të kujtohem
Ku kam për të shkuar,
Po zemra e di:
S’e pret asnjeri!
U ngrys.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
PETRAQ KOLEVICA: ZEMRA E DI, S’E PRET ASNJERI
Po varet shelgu gjer përdhe,
Atje ku lumi ngjan se fle
E s’shkumëzon,
E s’gurgullon,
Por pasqyron një qiell pa re.
I vetëm ndejta
Dhe heshta, dhe heshta …
S’të duket se vjeshta
Tani po mbaron;
Të ngjan se pranvera afron
E maji fillon të çelë.
E diel,
E diel e trishtuar …
Mendohem,
Kërkoj të kujtohem
Ku kam për të shkuar,
Po zemra e di:
S’e pret asnjeri!
U ngrys.
U rrokullis dhe kjo e diel,
Si gjithë të tjerat kanë shkuar
Dhe ja, sërish,
Agimi nesër do të çelë;
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult