Petraq Kolevica: Zemra e di, s’e pret asnjeri

petraq kolevica fli e dashur

Po varet shelgu gjer përdhe,            
Atje ku lumi ngjan se fle
E s’shkumëzon,
E s’gurgullon,
Por pasqyron një qiell pa re.
I vetëm ndejta
Dhe heshta, dhe heshta …
S’të duket se vjeshta
Tani po mbaron;
Të ngjan se pranvera afron
E maji fillon të çelë.
E diel,
E diel e trishtuar …
Mendohem,
Kërkoj të kujtohem
Ku kam për të shkuar,
Po zemra e di:
S’e pret asnjeri!
U ngrys.
U rrokullis dhe kjo e diel,
Si gjithë të tjerat kanë shkuar
Dhe ja, sërish,
Agimi nesër do të çelë;
Por do të desha fort të ish
E diel e fundme e trishtuar …

*Titulli i origjinalit: “E diel e trishtuar”

ObserverKult


Lexo edhe:

PETRAQ KOLEVICA: KAQ U SHTUAN POSHTËRSITË…