Një libër me 200 këngët e Ilir Shaqirit

Këngëtari Ilir Shaqiri gati një jetë të tërë i është përkushtuar muzikës, dhe tashmë ka vendosur që të gjitha partiturat e këngëve të tij t’i botoj në një libër.

Lajmin e ka bërë të ditur në “Fabebook”, vetë këngëtari Ilir Shaqiri, i cili ka shpërndarë një foto, ku shkruan se po hedh një shikim përfundimtar mbi librin para botimit.

“Duke hedhur një shikim përfundimtar mbi partiturat e 200 këngëve nga opusi im muzikor (prej 643), të cilat i ka përzgjedhur Korabi dhe do t’i botoi në një libër prej 700 faqesh.

Aty do të gjeni notat muzikore, shenjat harmonike, tekstet e këngëve dhe autorët e tyre, autorët e kompozimeve dhe orkestrimeve, interpretuesit e këngëve, vitet kur janë realizuar ato dhe ku, si dhe prononcimet e bashkëpunëtorëve ndër vite: Fahri Beqiri, Xhevdet Gashi, Valton Beqiri, Naim Gjoshi, Naim Krasniqi, Adem Gashi, Edmond Zhulali, Nikollë Nikprelaj, Isa Qosja, Burim Krasniqi, Shaqir Hoti, Dilaver Kryeziu, Fatmir Makolli, Kastriot Tusha dhe Zef Kakoca.
Redaktor letrar: mr. sc. Arben Veselaj
Redaktor muzikor: prof. Valton Beqiri “, shkruan Ilir Shaqiri.

Ilir Shaqiri

————————————————————————————————–

LEXO EDHE: Ilir Shaqiri: Ku është lapidari i Indrit Carës? (teksti dhe kënga)

Heej, bubullimë tek Shkëmbi i Kavajës…
Jo, jo, ai vinte që andej,
Që të pres bubullimat e Kosovës…

Asnjeherë s’u ngop, s’u ngop toka me diell,
Kurrë nuk u knaq zogu me qiell,
Vjen nga Londra e mjegullt, vjen e borën shkrin,
Thonë ështe Isë, thonë është Boletin.

Ma kanë mbjellur shekujt, tre mijë vjet lirinë,
Që t’luftoj për Shqipërinë,
Pritëm tokë e Arbrit, pritëm se po vi,
Pa Kosovë, jo nuk ka Shqipëri…

Jungjatjeta vëllezër, djem të Dardanisë,
Jam ushtar Kavaja, balli i trimërisë,
Vëlla i Adem Jasharit, nip i Skënderbeut,
Ne vet do t’ia qepim, vetë hartën atdheut.

Pyeta fushën, detin dhe shkëmbin e Vajës,
Ku është lapidari i Indrit Carës.
Fusha m’tha të ngjitem majës së Pashtrikut,
Tjetri m’tha, buzë Adriatikut.