Nuk e kisha imagjinuar kurrë që lumturia mund të sillte kaq trishtim

ObserverKult ua sjell disa thënie nga shkrimtari Mario Benedetti:

Duhet të dish se ka njerëz që të ofrojnë yje dhe ka të tjerë që të çojnë tek yjet. Ky është ndryshimi midis atyre që ke qejf dhe atyre që do.

Në jetë duhen shmangur tri figura gjeometrike: rrethet vicioze, trekëndëshat dashurorë dhe mendjet katrore.

Ndjenja e fajit i jep më shumë shije mëkatit.

Nuk e kisha imagjinuar kurrë që lumturia mund të sillte kaq trishtim.

Edhe ne, ashtu si uji që rrjedh, jemi kalimtarë në kërkim të një deti.

Sa shumë gjëra dimë që shkojnë përtej fjalëve.

Nganjëherë fjalët e mia bëhen të holla si era dhe luajnë me flokët e tu.

Fëmijëria është një privilegj i pleqërisë. Nuk e di përse sot e kujtoj më qartë se kurrë.

ObserverKult

LEXO EDHE: 10 thënie të fuqishme nga Frida Kahlo: Asgjë nuk vlen më shumë se qeshura…