Nuk ke pse falenderon një burrë që t’trajton si njeri!

Kurrgja nuk ma shpifë ma shumë se kur insistojnë me i ba gratë përgjegjëse për të drejta të njeriut. Thue se qenka detyrë ekskluzive e grave me vnu n’binarë botën që i kanë grahë burrat.

Nga Valbona Bajrami

Nji grue e shpërlame në patriarkat asht’ produkt i urdhnave t’burrave – t’jemi të qartë – se hasë edhe të tilla. Asht ba fort e dhimshme që edhe feminizmi mrena llojit asht’ shëndrru në temë fort komplekse.

Përsërite mbas meje: të deklarohesh burrë feminist sot asht’ privilegj dhe gzon respekt në masë. Të deklarohesh grue feministe sot konsiderohet si detyrë – prap trajtohemi ndryshe!
Vazhdo me përseritë: me ju ra në qafe grave t’ pashkollume që flasin me za patriarkati asht’ frikë e jotja me u përballë me problemin real, e që asht’ shtypja e burrave ndaj grave që nuk i kane lanë me u shkollu. Me konsideru një burre feminist veç pse të drejtën e arsimimit e ka me automatizëm, dije që ke problem me kuptu dukurinë e dhanjeve të mundësive!
Përsërite tutje: me deklaru veten feminist/e nuk të bën të tillë automatikisht. As nuk t’bën literatura që e ke lexu, ose bindja që ti flet në jetë publike. Ka burra e burra, të shkollume me fletë që e kane zor me heqë dorë prej privilegjeve.
Përsërite disa herë: nuk ke pse e aplaudon një burrë qe e shtynë kolicën ose i lanë enët, sepse nuk e bën një gjë të tillë edhe për gratë – ky fenomen haset edhe nga feminist/e me fletë.
Përsërite kah t’sillesh: abuzimi i grave- nuk asht’ detyrë ekskluzive e grave të tjera me vnu drejtësi për to, përgjegjësi për abuzime t’grave duhet me marrë burrat!
Pëshpërite në vete: paçka se një burrë ka lexue dhe t’ jep kshilla se qysh asht’ me kanë grue, asnjiherë nuk ka dijeni ma shumë se ti që je grue e e përjeton çdo ditë se qysh respektohesh ose përkamesh n’shoqni.
Thuje me za t’ naltë: unë nuk e kam për detyrë me falenderu një burrë që m’ trajton si njeri, sepse ndër shekuj i trajton burrat si njeri (biles edhe je shkelë prej tyne e vazhdon me u shkelë) e askush nuk t’ ka thanë faleminderit!/ObserverKult


Lexo edhe:

VALBONA BAJRAMI: MBAJ TË GJALLA GRATË E VENDIT TEM

I.

nuk ka thuajse asnji muaj viti

që mëmëdheu nuk veshet n’zi

humbë diku udhëve të botës

kumtin e zisë theksojnë lajmet:

*trafikoi vajzën, rrëmbeu çikën

rrahu cucën, ngacmoi gocën

vrau gruan*

mbijnë lulegjaku

stinë e pa stinë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult