Nurie Emrullai: Limontisje

Nuk mundem më të vjedh prej ditëve të mia
e t’ia fal mungesës tende,
edhe durimi pas një kohe limontohet.

Nuk mëtoj më të jem e verbër,
vetëm se s’dua të shoh mospërfilljen tënde.
Kërkoj e shtirem se s’di ç’kërkoj,
E krejt kjo vjen se ti nuk je.

Tani jam gjysmë mendje e gjysmë zemër,
Teksa tërheq shpirtin tim herë në një anë, e herë në anën tjetër.

Koha lëviz pa numëruar ditët në trajktoren time.
A e di sa vite mbas kam mbetur?

Nuk mëtoj më t’ia vjedh ditët jetës sime,
Nuk mundem ta lë zemrën mbi duar që duken e tërhiqen.