Poezi nga Özdemir Asaf
Nuk më mungon më si më parë
Nuk qaj kohë e pa kohë…
Nuk më mbushen sytë me të zënë në gojë emrin tënd
As kalendarin e mosardhjeve s’ta mbaj.
Jam pak i lodhur…
Pak i thyer…
Më ndoti një grimëz mungesa jote!
S’u mësova dot si mund të bëhem mirë,
Vetëm i arnova ca “mirë jam”-a në majë gjuhe.
Jam i shqetësuar se po të harroj,
Frikësohem kur e shtrydh mijëra herë kujtesën
Dhe prapë fytyra jote s’më bie ndërmend.
Tanimë nuk të pres.
Madje s’dua të vish.
As që dua t’ia di se si je.
Hera-herës më kujtohesh. Aq më bën, them.
Sikur s’më mjaftojnë brengat e mia. Aq më bën!
Mbase po mësohem me mungesën tënde?
Mos ndoshta po heq dorë përfundimisht prej teje?
Jam i shqetësuar në të vërtetë.
Po nëse dashuroj një tjetër?
Besomë, atëherë s’kam për të ta falur në jetë të jetëve.
Përktheu: Vjollcë Berisha
ObserverKult
—————————————————
Lexo edhe:
Nji natë,
Në natën një gjumë…
Brenda në gjumë unë…
Jam tu’ flejt,
N’gjumë krejt,
Pranë meje ti mbështetë.
N’gjumë nji andërr,
N’andërr nji natë,
Në atë natë unë…
Po shkoj dikund,
Krejt si çmend’…
Tu’ të pasë n’mend.
Unë të due ty,
N’fshehtësi…
Rrij n’vete mbyllë,
Tu të pa n’fytyrë,
Pa mujt me thanë,
Asnji t’thanë…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU