Ozdemir Asaf: Malli


Nji natë,
Në natën një gjumë…
Brenda në gjumë unë…
Jam tu’ flejt,
N’gjumë krejt,
Pranë meje ti mbështetë.

N’gjumë nji andërr,
N’andërr nji natë,
Në atë natë unë…
Po shkoj dikund,
Krejt si çmend’…
Tu’ të pasë n’mend.

Unë të due ty,
N’fshehtësi…
Rrij n’vete mbyllë,
Tu të pa n’fytyrë,
Pa mujt me thanë,
Asnji t’thanë.

E t’humbas
Në nji terr ferr…
Zgjohna përniherë,
Dhe shoh plot dritë;
Pranë meje ti dremit
Me krejt bukuritë…

Nga turqishtja: Leonora Hajra