Odgen Nash: Një fjalë për burrat e sapomartuar

Në do të vejë martesa mbarë,
Nga dashuria të lulëzojë,
Në qofsh me faj, prano pa fjalë;
Dhe në s’ke faj, ti mos hap gojë.

Shqipëroi: Maksim Rakipaj

ObserverKult


rumi poezi per observerkult

Lexo edhe:

RUMI: NJË GOTË DHEMBJE

Nga Xhelaludin Rudi

Më pa Vuajtja tek pija një gotë
dhembje mbushur plot, e bërtiti fort:
-“I ëmbël, ë, si tu duk ky ballsami?
Ma nxore bojën, ma prishe pazarin!
Do t’më mbetet gjithë dhembja pa shitur”
-tundi kryet Vuajtja e mërzitur.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


bukowski - gjithmonë

BUKOWSKI: NUK DUA TË MENDOJ PËR TY, DUA ME TË PASË KËTU, PRANË VETES…

Nga Charles Bukowski

Qëllon të zgjohesh në mëngjes, shikon që ka pushuar shiu dhe thua: – Ë? Ç’paska ndodhur?

Ja pra, atë mëngjes kështu më ndodhi dhe mua që kisha kohë që nuk dashuroja, jo se kisha ndonjë shkak, jooo, thjesht nuk dashuroja dhe nuk e dija përsenë, por kush e di, edhe e dija: ç’kuptim kishte për mua të dashuroja po të mos ishe ti ajo?

Atë mëngjes kisha një dëshirë të madhe me të thënë -të dashuroj- apo kështu më është ngulitur në mëndje. Sa më ka marrë malli, e dashur. Sigurisht, e ndjeja me kohë këtë gjë, por e kuptova më mirë kur jashtë kishte pushuar shiu dhe mua më regëtiu zemra.

Puna është se më parë kisha një shkak të mos dilja, (binte shi pra, ç’faj kam unë), por tashmë retë qenë larguar duke marrë me vete të gjitha shkaqet. A, ti s’je, në rregull, por prapë mirë dhe në qoftë keq, sepse unë të dua njësoj.

Kam një si punë ditari që mbaj mbyllur në krahëror, ndjej që duhet ta nxjerr dhe ta hap si të më shkrepet, si të më thotë zemra. Dreq, dreq zemre që asnjë llogari nuk bën dhe kur nis t’i bësh, lëmsh i bën.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult