Nga Odise Plaku
Frikacakët çuditërisht nuk arrijnë dot të thonë “Të dua”.
Ndoshta në zemër s’kanë vend ta mbajnë shenjtërinë e saj,
mbase mbi supe nuk mund ta mbajnë atë peshë,
apo sytë nuk arrijnë të lexojnë shkrimet e pasionit.
Frikacakët fshihen nëpër skuta, si kërmij futen guaskës,
nëpër ishuj të shkretë udhëtojnë netëve të braktisjes.
Nën gjethe palme kokën strukin mos ta shohin dashurinë,
që në buzë kërkon t’i mbijë si një zambak i majit.
Frikacakëve duhet t’iu qëndrojmë sa më larg kur i pikasim,
se lojën e kanë ves e vesin e veshin si qyrk të vetes së tyre.
Iu pëlqen të luajnë nëpër ngjyrat e jetës, timoni iu thyhet
kur deti i dashurisë dallgët i përplas në breg të kohës.
Frikacakët arratisen s’e dashurinë nuk e mbrojnë dot.
ObserverKult
Lexo edhe:
ODISE PLAKU: SI HERËT SHKOVE DASHURIA IME!
Poezi nga Odise Plaku
Si herët u lodhe me dashurinë tonë,
betimet i mori larg lumi i rrëmbyeshëm.
Me bërryla shtyj orët e ditës sime memece,
pa fjalë, pa zile telefoni, pa pyetjen “Si je?”.
Të kisha premtuar që zvarranik nëpër këmbë
për pak dashuri jo kurrë nuk do të isha në jetë.
Trupin tim të përdredhur në pluhurin e kohës,
asnjë këmbë nuk do të mund ta shkelte dot.
Jam mësuar edhe me braktisjet në jetën time,
por ama kurrizin samar nuk e bëra asnjëherë.
Zjarrin në zemër e mbajta të ndezur përherë,
në kraharor të mbështillja si bebe motake.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult