Odise Plaku: Nga pak Shën Valentin çdo ditë

Nuk na mbeti Shën Valentini e dashur të festojmë,
të bëjmë tufën me lule dhe ta secilit t’ia dhurojmë.
Të marrë një unazë smerald a një zinxhir për gushë,
të bëhemi të dashuruar, të themi “si ne nuk është askush”.

Nuk na mbeti Shën Valentini e dashur të kujtojmë,
se duhet të duhemi se vitet një nga një na shkojnë.
Nga pak Shën Valentin të them duhet të kemi çdo ditë
të pikturojmë me pasion buzët, të puthim edhe sytë.

Nuk na mbeti Shën Valentini shpirti im për t’u festuar,
nuk arrij ta zbuloj për cilët kjo kohë është për t’u kujtuar.
Kur ditën e filloj në mëngjes me puthjen tënde zemër,
për mua Shën Valentin e ka dita ime këtë emër.

ObserverKult


Lexo edhe:

ODISE PLAKU: POEZI E PAMBARUAR ËSHTË DASHURIA PËR TY…