Odise Plaku: Nuk mundem pa Ty

grua dashuria

Poezi nga Odise Plaku

Ti i pari dhe i fundit në jetën time,
as një lule nuk më çel në shpirt pranvera,
mes verës dëbora më than trupin,
mjegulla mbi fushë më verbon sytë.

Si ta kaloja këtë jetë pa sytë e tu,
frymën ta ndalja pa prekjen e dorës tënde,
pa dëgjuar për herë të fundit “Të dua zemër”,
arkivoli nuk do mbyllej sa kohë shpirti nuk do lexonte shpirtin tënd.

Jemi zënë, jemi shtyrë si dy fëmijë të vegjël,
po unë nuk të braktisa, të ikja dhe ktheja kurrizin,
dhe kur shpirti më lëngonte në agoni,
përshpëritja: zot më lër ta jetojë dhe këtë dashuri.

ObserverKult


Lexo edhe:

ODISE PLAKU: SI KJO DASHURI TI KURRË NUK DO TË GJESH

Kur më shkon sokakut me fustanin zvarrë,
shpirtin ma dërrmove se dua të marrë.
Kur me sy s’të shoh pa ty jam jetim,
bosh ka mbetur dhimbjes sot ky shpirti im.

Si kjo dashuri ti kurrë nuk do të gjesh,
mes nesh nuk ka ndjenja, ti me dhimbjet qesh.
Sa çudi më vjen me këtë lojën tënde,
ndoshta ishe mësuar një të zije e një ta lije.

Do jemi një ditë të dy përballë
a do kesh kurajë të thuash një fjalë,
fjalën më të hidhur thuaje pa një frikë,
kush ta kthen kurrizin lëre që të ikë.

odise plaku
Odise Plaku