Për jetët e vogëlushëve të ndarë padrejtësisht nga kjo jetë. U prehshin në botën e engjëjve!
Ti mos qaj, vogëlushi im,
retë e zeza, që kafshojnë qiellin
e pjellin gjarpërinj të kuq,
s’do të të trembin më.
Unë i treta ato
me rrezet e syrit tim
e frikën e godita
me rrahjet e zemrës.
E përzura gogolin e ëndrrës së ligë,
që gjumin e vonë të trazon,
e ndoqa në një luginë mjegullash,
gremisur honeve të thella është fundi i tij.
I përzura të gjitha ligësitë frikëmbjellëse
dhe një kopsht me lule
e një tufë pëllumbash krahëbardhë
në ëndrrën tënde solla,
ndaj ti mos qaj, vogëlushi im,
sytë e tu i dua si qeshja e dëlirtë e pranverës.
ObserverKult
Lexo edhe:
ODISE PLAKU: PSE DREQIN EDHE UNË SHKRUAJ!
Në rubrikën Personale, mysafir yni është shkrimtari Odise Plaku.
Si ndodhi takimi i parë me letërsinë?
Zakonisht takimet e para, apo dhe dashuritë e para mbeten përgjithmonë në kujtesën e një njeriu. Kështu edhe me mua, takimi i parë me letërsinë mbetet i gjallë ende dhe sot e kësaj dite. Në letërsinë gojore nga rrëfenjat e gjyshes sime, dhe dajos së madh nga ana e nënës, një partizan, që katërmbëdhjetë vjeç kishte luftuar deri në viset e Kosovës.
Por takimi i parë me letërsinë e vërtetë, të botuar, ishte një libër me një lepurush dhe një ujk që e ndiqte nga pas nëpër një luginë e pyll. Për fat të keq nuk ia kujtoj dot titullin, veç kam qenë i dashuruar shumë si për përmbajtjen, ashtu dhe me ilustrimet e tij…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU