Oh, ku të gjej kurajë që sytë të t’i freskoja…

Nga: Maria Polidhouri


Të dashurisë së shenjtë, ndoqa një fill të artë
dhe erdha para dallgës verbimtare
e ti më ftove të të shoh plagën e zjarrtë
të gjoksit tënd, në brinjët djaloshare.

Edhe më fole më një zë të butë, të qetë,
për jetën tënde, të pafundmën rrokullimë
e tek më ndjeje që po hyja thellë në shpirt të shkretë,
shpërthente loti yt i ëmbël, gurgullimë.

Eh, ishte gaz i lumë të qajmë duke kënduar
me një kitarë, të hidhurin mandat
në një vetmi rrënojë e gjoja të harruar.

Oh! ku të gjej kurajë që sytë të t’i freskoja
me shkumën e detit farmak,
tutje mbi dallgë mënxyrën gjëmë veç ta ndaloja?!

Shqipëroi: Arqile Garo