Olta Boka: Kur mendoj që ty s’të kam (teksti dhe kënga)

Në shpirtin tim ka një rrënojë
që vitet fort e mbajnë e kokën s’ngre.
Në shpirtin tënd të bardhë pa njollë
një dashuri kala e pa një mbret…

S’mund t’i bashkojmë shikimet tona,
s’duhet të marr nga shpirti blu
Në shpirtin tim mbushur me njolla
trishtimi ngriti folenë këtu…

Të dua, të dua
s’duhet të të dua
të dua, të dua
s’duhet të të dua

Sa e gjatë më duket jeta
kur mendoj që ty s’të kam
Vetëm erdha, vetëm ika
mos kërko për ty nuk jam…

———————————-

LEXO EDHE: OLTA BOKA & ERIK LOSHI: SA HERË TË QASH DO JEM ATY… (TEKSTI DHE KËNGA)

Kokën e mbështes në diell,
Sa herë ti më mban lart në qiell,
Ndonjëherë më sjell stuhi,
Por unë të dua dhe me shi!

Në zemrën time vetëm ti,
Në zemrën tënde vetëm unë thesar,
Nga dashuria dhe gabon,
Nga dashuria themi dhe më fal, më fal!

Ti më ke mua, ti më ke mua,
Sa herë të qash do jem aty,
E të puth duart, o mua,
Ti më ke mua!

Sa herë të qeshësh,
Qesh me ty, se ty të dua!
O, sa herë të qash do jem aty,
Ti më ke mua!
O, sa herë të qeshësh,
Qesh me ty, se ty të dua!

S’mund t’i thotë asnjë poet ,
Ato që ndjej për ty vërtetë,
Zemër ndonjëherë kam ftohtë,
Por nuk ka diell pa një lot!