Osman Shehu: S’të vjen keq për mua? (teksti dhe kënga)

Që ditën që vdiqe, që kur s’të kam parë
Lotët që kam derdhur, s’më janë tharë
Shumë vjetë u bënë sot u mbushën dhjetë
Që kur më ke lënë dhe s’të shoh në jetë!

Në ç’kopshte me lule ke qëndruar vallë?
S’të vjen keq për mua? S’të vjen mallë për djalë?
O ëngjëll i bukur mos meno në botë
Kthehu të të shomë të na mbeten lotë

O zot i vërtetë s’të erdhi keq për djalë
Kur i more mëmën dhe më le të gjallë
Të më keshe marrë do të qe më mirë
Dhe të rronte mëma të rriste të birë.