Pa ty unë jam vetëm një heshtje e dhimbshme,
Tingull i mbytur në vakumin e trishtimit pa fund,
Ditë që dot nuk lind në sytë e horizontit,
Varrosur mbetet mes buzëve gri dhe humb.
Pa ty unë mbetem si një engjëll i rrëzuar,
Të tretem nëpër hije, e dënuar të mos ndiej,
Janë vështimet e tua që më bëjnë me krahë,
Dhe ëndrrat butësisht m’i lëshojnë nëpër qiej…