Varur në mur
lëkundet ora e tim et
tek i deshifron ca dridhje
Si në një thirrje të dobët telefonike
plas zemër e njeriut e e dheut
për të vënë lidhje:
-Alo…! A dëgjon…?
bashkimit sikurse ndarjes
i prinë përherë një fatkeqësi…
prishen dy gjysma
bëhet një Shqipëri
Dhe vazhdon ora gjuhën e vet
mbi gërmadha pak nga pak
tik- tak…!
tik- tak…!
tik- tak…!
Dhjetor 2019