Pandi Laço: Të ruhem nga xhelozia e miqve apo smira e armiqve!

pandi laço të të them shpirt

Të ruhem nga xhelozia e miqve apo smira e armiqve!, poezi nga Pandi Laço

Nuk di nga të ruhem
Nga xhelozia e miqve
Apo smira e armiqve

Nuk di çfarë është më e hidhur
Mashtrimet e ëmbla të së dashurës
Apo cimbisjet e gjyshes me Alzheimer

Nuk di për çfarë t’i mbyll veshët
Për përkëdheljet e nëpunëses së taksave
Apo ankesat e fqinjes bionde.

Nuk e di cila ngjyrë më pëlqen
E kuqja e gjakut që rrjedh
Apo e verdha e një veze omlet

Nuk di çfarë të mbaj mbi lëkurë
Gjembat e ngritur të iriqit
Apo krifën e zgërlaqur të luanit

Nuk e di ç’të zgjedh
….
Të zgjidhem apo të zgjedh

ObserverKult


pandi laço të të them shpirt

Lexo edhe:

PANDI LAÇO: TË TË THEM “SHPIRT”?

Të të drejtohem me emër…?
Me emra pagëzohen yjet e sapozbuluar
Apo të shkruaj “E dashur” ?
Dashuritë vdesin
Pastaj rilindin
Rimishërohen në të tjera qenie
Të të them “shpirt”?
Shpirtrat i përkasin një dimensioni tjetër
(Mendohem)
Po të quaj thjesht mmm…
(Vendos ca pika)

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


të ruhem nga xhelozia e miqve apo nga armiqte poezi nga pandi laço

PANDI LAÇO: ELVANA GJATA, MËKATI I SAJ DHE KRISHTI

Pandi Laço

Në një ditë si kjo, kur dita tradicionale e Krishtlindjes sjell në shtëpitë e gjithsecilit një lloj paqeje, plot urime mes njerëzve dhe shkëmbime dhuratash, rituali i festës nuk është aq me ngjyra për të gjithë.

E me sa duket, i tillë, paska qenë i shkruar të jetë edhe për Elvanën e gjorë.

Pasfestivali plot polemika! Trofeu i çmimit të parë, diskutuar mes dy artistëve! Një juri euro – shqiptare (e quajtur kështu meqënëse akoma s’jemi pjesë e Europës së Bashkuar) me dy qasje të ndryshme!

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult