Poezi nga Pandi Laço
Korça nuk fle,
Se mysafiri me kostum të bardhë erdhi përsëri,
Trokiti butësisht,
U rehatua mbi çati!
Morava mbi supe hodhi vellon e prikës,
Lotët e Lëndinës, pikë – pikë, okitë !
Oxhaqet e vjetër si pleqtë e “Lirës”,
Avull nga gjokset e tyre lëshuan,
“Dëbora zbardhi malet” ja morën shtruar!
Gurët e sokakëve,
U hirtësuan pakëz më shumë
se “Syçkat si ato të tuat”!
Derisa fjongo të bardha u shtruan mbi rrugica,
Qyteti nga qielli, si një pako dhurate…
Po vallë nga kush ajo pret të hapet?
“Marjanka e vogël” apo e bukura “Jorgjica” ?
E ndonëse Bulevardi si dikur,
“S’ka vajza pa masë…”
E votka e “Republikës”, nuk është më në modë!
Portat kërcitën si eshtrat,
Kur zgjohen nga gjumi i gjatë!
Mbi stofat shtrinë gishtat djemtë e dashuruar,
Me ngjyrat e Mios në dimër, kitarat akorduan!
E mbrëmjes “Kur kafenetë mbushen plot”,
Kënduan, një peisazh alla “Petit Paris”!
Me dedikimin…
…”Perëndeshës së bukurisë” !
ObserverKult
Lexo edhe:
PANDI LAÇO: NDARJA NUK ËSHTË DHIMBJE…
Ndarja nuk është dhimbje,
apo mendim i fiksuar!
As duar që dridhen,
e gjumë i trazuar!
As lot – gur në peshoren e zemrës!
Është thikë në lukth!
Skalp trofe në duart e tjetrit,
Çelik avioni në turbulencë,
Natë e kthyer mbrapsht si xhaketë,
Spicë qelqi në bebe të syrit!
Por pas të gjithave…
Poezinë e ploë e gjeni KËTU