Gjithçka ka m’u harrue. Fatet njerzore
shkallareve t’zymta të harrimit teposhtë
në terrin ma t’thellë kan’ m’u shue.
Gjithçka ka m’u zhbi. Merr fund kjo tragjedi,
dritat e skenës fiken, tanë yjt e qillit
të pranishëm në shtjellimin egërshan të dramës
krejt pakuptim e bajnë egërsinë e saj.
Skena asht zbrazë, perdja asht ulë
dhe thik’e helmueme qi njerzit
u rrekën njani tjetrit me ja ngulë
diku njaty asht, mes teshash t’zhyme grumbull.
Heshtje, harrim. Asgja m’u kujtue.
Askush m’e kujtue.
Thjesht zbrazti.
Veç kaq?
Ma shumë, gja s’po dijm.
© shqipëroi Maksim Rakipaj