Parashqevi Simaku: Në moshën e rinisë… (teksti dhe kënga)

Në vitet e ’80-ta, skenës muzikore iu shtua edhe një zë i veçantë, që do të vlerësohej shumë nga publiku dhe, edhe nga njohës të muzikës.

E lindur në Kavajë, Parashqevi Simaku do të mbetet ikonë e muzikës shqipe, e njohur jo vetëm për zërin e saj, por edhe për sharmin që e shfaqte në skenë.

Falë talentit të saj, ajo qysh herët filloi të bashkëpunoj me kompozitorë të njohur shqiptarë, dhe merr pjesë në shumë festivale të këngës.

Me këngën “Në moshën e rinisë” në edicionin e 24-të të Festivalit të RTSH-së, Parashqevi Simaku vlerësohet me çmimin e parë.

Në vazhdim po ju sjellim tekstin e këngës “Në moshën e rinisë” të shkruar nga Arben Duka dhe muzikë të Vladimir Kotanit.

Ti ç’do çast thua se më do, thua se më do
po të them një fjalë jo se s’të besoj, jo se s’të besoj
Por dashuria e vërtetë
nji dashuri njihet veç në jetë
Në më do sa të dua unë
eja më kërko
Më kërko aty ku jeta ndrinë me shumë
se aty jam unë
Nga zemra ime si burim
rrjedh veç gëzim veç gëzim

Rreh zemra jonë
tek zemra e tokës nënë
Çdo rrahje e saj
e bukur si një këngë
Njëzet vjeçar
kjo fjalë sa tingëllon
Oh sa ëndrra në gji na zgjon
Kjo moshë e bardhë mosha e rinisë
Ditët i çel në gji të lumturisë
Dhe njezet vjeç
mos isha isha unë vërtetë
Do më bënte të tillë kjo jetë

Na buzëqesh lumturia
në çdo skaj tek ky vend
Kur ne themi rinia
edhe lumturi kemi thënë

Tak tak, zemra më troket
lehtas po më flet
Jam njëzet vjeçare sot po dal në jetë
ajo me thërret
Një dritë të re ti ndez në sy
një këngë të re ti zgjon në gji
Në më do sa te dua unë
Eja me kërko
Më kërko aty ku jeta ndrinë me shumë
Se aty jam unë
Nga zemra ime si burim
rrjedh veç gëzim veç gëzim..

Rreh zemra jonë
tek zemra e tokës nënë
Çdo rrahje e saj
e bukur si një këngë
Njezet vjeçar
kjo fjale sa tingellon
Oh sa endrra ne gji na zgjon
Kjo moshe e bardhe mosha e rinise
Ditët i çel në gji te lumturise
Dhe njëzet vjeç
mos isha isha unë vërtetë
Do me bënte të tillë kjo jetë

Na buzëqesh lumturia
në çdo skaj tek ky vend
Kur ne themi rinia
edhe lumturi kemi thënë

Porsi vesë e mëngjesit
ëndrrat tona me dritë
Anë e mbanë ku janë njerëzit
marrin jetë gjithë dashuritë.

Përgatiti: A.S.- ObserverKult

—————————————————–

Lexo edhe:

PARASHQEVI SIMAKU: MOS UA PRISHNI LUMTURINË, MOS UA PREKNI DASHURINË (TEKSTI DHE KËNGA)