Paul Eluard: Nuk pranon të vdesë pa dashuruar gjithçka

Unë... gratë

Gruaja merr me të mirë një burrë idhnak
Që nuk dëshiron të flejë as të ëndërrojë, por vetëm të dijë
E që nuk pranon të vdesë pa dashuruar gjithçka.

Grua e vogël e duruar ti e qetëson atë burrë
Dhe e çmend sipas vullnetit të mishit tënd

Ti rëndon në zemrën e tij dhe e lehtëson trupin e tij
Në terrin e tmerrshëm e bën atë të palëvizshëm
Ai jeton pa të ardhme.

Përktheu: Skënder Buçpapaj