Pedro Salinas: Atje ku kam ken m’rrihet veç me ty!

ty


Tek ty m’rrihet veç ndër hapa tu
T’pres
Un, bash e di ku jam
Asht qyteti im, rruga jeme
Emni me t’cilin tan m’thrrasin.

Por, nuk di mà ku me ty kam ken
atje, veç ti m’ke çue
Si kisha me msue me ec kur,
gja tjetër s’bajsha veç ty tuj t’pa,
ku gjurmt e shtegut ishin veç hapat e tu
e cak kje bash kur ti u ndalshe!?
Çka kish me ken ma e fort se ti
qi e tana m’faleshe
kur m’shikjojshe?

Por tash, ah
sa i vetëm,
sa boshti me ken ktu ku jam.
Pres.
kalojn ret,
rastia kalon,
shikimet po ashtu.
Kishin me m’çue ndër vende qi kurr s’kam ken
Po hiç s’po i due qiejt e ri
Me ken du,
ku dikur pata ken,
mas me ty me u kthye.

Ç’far mrekullie e pashoqe
apet me u kthye
e me e ribà,
si kurrë ma s’kish pa ken
at mahi t’pafundme!

E dersa te un t’kthehesh
aty kam me ken,
n’an t’rrugs,
për skej t’andrrave
t’shtigjeve,
Burrë!
Sepse, fort mirë e di
qi atje ku kam ken, as kuaj, as flatra, as vela
kan me m’çue.
T’ana ma huqin rrugën.
Se e di qi, atje ku kam ken
m’rrihet veç me ty,
Veç n’ty.

Përktheu: Leon Mirakaj

ObserverKult

Lexo edhe:

LEON MIRAKAJ: I DASHURUEM JAM ME TY…