Përfundon faza e dytë e restaurimit të filmit “Vitet e Pritjes”

Përfundon faza e dytë e restaurimit të filmit “Vitet e Pritjes”. Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit në Shqipëri, Iris Elezi e cila është entuziaste për finalizimin e procesit të restaurimit të këtij filmi dhe vazhdimin gjithashtu të punës me restaurimin e të tjerë titujve të filmave shqiptar të para viteve ’90.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka restauruar filmin “Skënderbeu”, komedinë “Përrallë nga e kaluara” dhe të tjerë tituj të rëndësishëm që përfaqësojnë si vlera profesionale të nivelit të lartë por edhe element të rëndësishëm të historisë së kombit shqiptar.

Ky projekt i iniciuar nga Ministria e Kulturës dhe AQSHF ka gjetur edhe mbështetjen e “ACP” dhe gjithashtu edhe me ndihmën e arkivistit zviceran Reto Kromer në laboratorin e tij që konsiderohet shumë i përshtatshëm për këto projekte.

Premiera e filmit të restauruar totalisht “Vitet e Pritjes” është menduar të shfaqet për publikun menjëherë pas tejkalimit të situatës nga pandemia ku të bëhet e mundur rihapja e kinemave./ATSH