Përparim Blakaj: Nata

Mbrëmë t’pashë n’ândërr
ankth po e quaj më mirë
gati kisha harrue fytyrën tâne
po m’u kujtue dhimbja
me ra ndërmend pastaj
në fakt më ra kokës nga mërzia
gjumi refuzoi të flinte me mua
kafeja bëri zhurmë të madhe
zgjoi ndjenjat e mia

e pashë vetën
të pashë ty
e pashë edhe Hânën e plotë
po si linte gjâ mangut as bukurija jote

po të pres,
por,
ditët zgjasin shumë
kur netët janë pagjumë

Mikut:
“E lashë Hânën, mik, nuk do t’i këndoj mâ. As nuk do t’a vajtoj. Do t’i këndoj Diellit. Hâna gjithmonë vetëm rri dhe pret t’ia ndriçojë rrugën dikush tjetër. Po Dielli? Dielli ngutshëm ngrihet mbi kulmet e shtëpive të Tekdelit e një jetë të tërë bën që të zbresë nga lart e të humbasë prapa Bjeshkëve të Nemuna.”

LEXO EDHE: PËRPARIM BLAKAJ: THANË SE DAJAKUN E KA SHPIKË SHPINA E T’LIGUT…