Përparim Blakaj: Vetmia ime

perparim blakaj

Vetmia ime është përplot me njerëz
përplot qytete, qiej, rrugica

Ne jemi si hëna dhe dielli
ndiqen dhe presin një ditë takim

Me të dashtë ty është lehtë
të jetosh me atë ndjenjë e vështirë

Ajo rrugë në të cilën ikën vet pa mua
të vret por të jep pak liri

Vetmia ime është përplot zhurmë,
mbushur me ëndrra, zgjime, netë të gjata

Ndoshta ndodhë një e pamundur
një mrekulli ndoshta, diku tek e fshehta

E pamundur s’mund të jetë
për atë që beson të paracaktuarën, dashurinë

Vetmia ime është përplot me njerëz
deshta të them me miq, fate, kopshte

ObserverKult

Lexo edhe:

AZEM SHKRELI: KOHA E KRYMBAVE