Përtej kohës zgjodha dashuninë… poezi nga Ilaz Hysaj

ilaz hysaj

Poezi nga Ilaz Hysaj

Ka kohë
Që vitet nuk i njehi ma
Le t’ecin me orën e vet
Udha marë iu koftë
Le t’nalen ku të dojnë
Dhe kur të dojnë
Unë eci me hapin tem
Me valixhen teme mi supe
Që zvoglohet përditë
Dhe s’ka ma aty vend
Për t’kqijat kujtime
I zgjodha
Më t’mirat
Më t’shtrenjtat
Më t’dhimbshmet
I renita palë e palë
Si nana teshat n’sanakun e pajës
E sipër mi to vuna dashuninë

Që të dehem me erën e saj
Të zgjohem me orën e saj
Të heci me hapin e saj
Dej n’dakikin e mramë…

ObserverKult

Lexo edhe:

TRI REKOMANDIME LEXIMI NGA ILAZ HYSAJ

Fillimisht  pata zgjedhur nga Stefan Zweig romanin “Shahisti”, por i influencuar nga çmenduria e politikave inatçore shqiptare që shpërthyen dje, ndrrova mendim dhe ua preferojë t’a lexoni novelën “AMOK”, për të kuptuar atë fuqinë e pakontrolluar destruktive të çmendurisë vrastare, të cilën nuk ka forcë që e ndalë. Është një nga novelat më të bukura të Zweigut e shkruar në vitin 1922, në formë të një narracioni fiktiv, që ngjarjen e vendosë  në ishullin e  Malejzisë.

Narratori duke u kthyer me anije nga Azia në Evropë për shkak të zhurmës dhe vapës në kabinën e keqe,  kërkon një vend pak më të qetë në anije dhe aty takon natën një personazh të çuditshëm me sjellje të veçanta i cili e lutë të mos i tregojë askujt që e ka takuar aty. I intriguar nga ky personazh narrator rikthehet tek vendi që ta takojë natën tjetër. I panjohuri i ofron një gotë whisky dhe brenda tri orësh pas mesnate i rrëfen gjithë historinë marramendëse me tri ndërprerje të vogla nga gongu i orës.

Mjeku i ri holandez, pasi kishte humbur të gjitha, pas një historie me një grua, që e shtyn atë të fusë dorën edhe në arkën e spitalit, nuk i ngelet tjetër pos të shfrytëzojë një thirrje për mision në Malejzi. Aty do të vendoset si mjek, në një provicë disa orë nga qendra, ballafaquar me të panjohurat, klimën tropikale, shirat e vazhdueshme dhe një kulturë  tjetër indogjene që me kohë do ta lodhë dhe ndrydhë doktorin.

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU