Petraq Kolevica: U shtuan poshtërsitë, u rritën marrëzitë…

Kaq u shtuan poshtërsitë,
Kaq u rritën marrëzitë,
Na mbytën ligësitë,
Sa kam frikë se një ditë,
Kur dhe ne të shohim dritë,
Kur të hapen krejt kufijtë,
Oh, kam frikë atë ditë,
Ikjen e gjithë njerëzisë!


Do të lënë mall’ e gjënë;
Do braktisin babë e nënë
E s ‘do kthejnë kokën prapa,
Po do ikin me të vrapa
Larg qytetit, larg shtëpisë,
Larg, më larg prej Shqipërisë;
Më larg, më larg kësaj së mjerës,
Sikur ikin prej kolerës …

ObserverKult

Lexo edhe:

RRËFEHET BASHKËSHORTJA E PETRAQ KOLEVICËS: SI MË KËRCËNUAN SIGURIMSAT NË ZYRË! DO TË DEGDISIM…

Me Petraqin punonim në një zyrë të ndërmarrjes “Projekti”. Ai si arkitekt dhe unë si inxhiniere ndërtimi. Shpesh bisedonim për shijet tona muzikore, për të përbashkëtat e profesionit.

Krejt natyrshëm lindi edhe ndjenja jonë, derisa në vitin 1961 u fejuam. Sigurisht që martesa me të më vonë do të sillte të tjera probleme, jo për shkak të tij, sesa për shkak të punës.

Ai u akuzua rëndë nga pushtetarët e kohës, udhëheqja, duke nisur nga Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu.

Ky i fundit i kishte vendosur një kryq të madh projektit që Petraqi i kishte dorëzuar në zyrë për një objekt të madh ngjitur me Bankën e Shqipërisë.

Akuzat ishin për prirje të tij kah “arkitekturës moderne”, çka solli edhe pasojën e paevitueshme të largimit të tij nga puna.

Nuk e kam kritikuar kurrë tim shoq, sepse e shihja se si punonte plot me përkushtim.

Kur unë dhe dy vajzat shkonim në plazh, Petraqin e linim gjithmonë në Tiranë duke punuar për projektet e tij aq shumë të njohura, siç janë edhe Muzeu Historik Kombëtar apo Biblioteka Kombëtare, e shumë objekte të tjera civile në vend.

Gjithnjë kam qëndruar në krah të tim shoqi, pasi kam njohur devotshmërinë dhe profesionalzimin e tij në punë.

Tekstin e plotë e gjeni KETU