
U puth, u përqafua,
Me nënën, me babanë.
U ndanë…
Tek dilte,
Portën puthi mënjanë.
Me burrin për krahu
Ikën larg Shqipërisë.
Ikën, ikën ata.
Mirupafshim mama!
Dy buzë të kuqe la
Te porta e shtëpisë
Vulën e dashurisë.
*Titulli i origjinalit: “Vula e dashurisë”