Petraq Risto: Takova një grua prej shiu…

Takova një grua prej shiu
e sapoavulluar nga gjoksi i një burri
Aromën e saj kish bari që mbiu,
stuhinë e tij kish afshi që pruri
Një grua prej shiu e tejdukshme prej nurit.
Një grua prej shiu: flokët, gjymtyrët, gishtërinjtë, shikimi…
Prej shiu zemra dhe ëndrrat prej shiu
Unë isha thjesht: ylber i prerë me pamje njeriu.
I lindur nga shiu.

ObserverKult

Lexo më shumë nga i njëjti autor:

PETRAQ RISTO: SOT M’U SHFAQ DASHURIA, IM ZOT, DASHURIA…

Dashuria, im zot, Dashuria…
Sot m’u shfaq Perëndesha e Mjegullës:
i dukeshin vetëm sytë dhe majat e gjinjve
Dhe një bistak rrushi shkëputur prej pjergullës
lëngëzonte mes dritës dhe hijeve
Dy sytë dhe majat e gjinjve…

Sot m’u shfaq Perëndesha e Mjegullës:
i dukeshin dy buzë dhe dy kupat e gjinjve
Dhe një yll i vogël pikuar prej ëndrrës
ia falte trupit floririn e kallinjve.
Dy buzë dhe dy kupat e gjinjve…kliko për poezinë e plotë KËTU


PETRAQ RISTO: KAPO STUHIA (BALADË DETARE)

Një kapiten, Kapo Stuhia,
përpin me sy një det të tërë
tek ai është shkrirë dashuria
porsi floriri nëpër rërë.
Ai e di: një vajzë e pret,
në dorë ngrirë e ka shaminë
“O kapiten, o zjarr mbi det!…”
Ajo çon lajme me stuhinë.

Sot mbi dallgë një kapiten,
merr e jep fjalë me një vajzë.
Një re nga lart hënën hedh,
siç hedh anija një spirancë.
“O kapiten, o kapiten,
fanari ynë pse nuk duket?
Përballë anijes dallga vjen
anija si e trembur struket”.

Gjithë ekuipazhi e shikon
drejt e në sy Kapo Stuhinë.
Anija mallin ka timon
dhe kapiten ka dashurinë.
“Fanar i bregut do të dalë,
atje përtej në malin lart!”
thotë Kapiteni namuzqar
(s’ka sy po gropa me inat…).

Larg mbi kodrinë si me magji
i bardhë çeli një zambak:
“O kapiten, Kapo Stuhi,
fanari jam avitu pak”…Poezinë e plotë e gjeni KETU