ObserverKult ju sjellë disa thënie nga autorë të ndryshëm:
Një idiot i varfër është një idiot, një idiot i pasur është një i pasur./ Jean François Paul Laffitte
E mira bëhet, nuk thuhet. Disa medalje varen në zemër, jo në xhaketë./ Gino Bartali
Asgjë nuk urrej më shumë se njeriun që tjetër mbrun në gji e tjetër flet me gojë./Homeri
I çmendur është ai që adapton një mënyrë të menduari vetëm që t’u pëlqejë të tjerëve./ Donatien-Alphonse-François de Sade
Unë jam njeriu më i mençur në botë, sepse unë di një gjë, dhe kjo është se unë nuk di asgjë” – Sokrati
Në rrugëtimin e gjatë të jetës do të takosh shumë maska e pak fytyra./ Luigi Pirandello
Nuk e urrej aq shumë vdekjen sa e urrej njeriun që me gojë thotë një gjë e me zemër thotë një tjetër./ Dan Simmons
Njerëzit ia mbyllin derën në fytyrë një dielli që perëndon./ William Shakespeare
Hipokrizia nuk është vegla e hipokritit, por burgu i tij./ Nicolas Gomez Davila
ObserverKult
Lexo edhe:
LUIGI PIRANDELLO: AJO S’ISHTE MË TEREZINA E TIJ… KISHTE MARRË FUND GJITHÇKA
Këtu banon Terezina?
Kamerieri, i cili nuk e kishte veshur ende setrën e frakut, por që kishte vënë në qafë jakën e kollarisur, e vështroi nga maja e flokëve deri në fund të këmbëve djaloshin që po i rrinte përballë në sheshpushimin e shkallëve: në vështrim të parë dukej se ishte fshatar. Kishte ngritur deri rrëzë veshëve jakën e setrës prej cohe të ashpër, duart i kishte të ënjtura e të skuqura nga të ftohtit.
Në njërën dorë mbante një torbë të ndotur, ndërsa në tjetrën, si kundërpeshë, një valixhe të vjetruar.
-Terezina? Kush është Terezina?-pyeti kamerieri, duke ngritur lart vetullat e dendura dhe të bashkuara rrëzë hundës, të cilat ngjanin sikur të qenë një palë mustaqe që i kishte rruar aty mbi buzë dhe pastaj i kishte ngritur aty lart për të mos humbur.
Djaloshi më parë tundi kryet për të shkundur nga maja e hundës një pikëz që i kishte rrjedhur nga të ftohtit, pastaj iu përgjigj:
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult