Pirro Çako: Herët a vonë (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të dëgjoni këngën Heret a vonë, kënduar nga Pirro Çako:

Me flokët e tu kur era loz, bëhem xheloz,
parfumi që lëshon, më deh, më turbullon…
Shtiza janë vështrimet e tua,
finde e llastime për mua.
Ëndrra me sy hapur pafund nis e fantazoj:
Trupin tënd të brishtë femëror kur ledhatoj?

Ti me zigzaget e tua gracka me ngre,
mister dhe djallëzi ke në shpirt, por magjike je…
Ndalem të puth hapat e tua,
sa shumë të marroska një grua (!)
Vetëm qënia jote si rob më gjunjëzon,
sytë nga unë ti do t’i kthesh, herët a vonë!

Herët ose vonë, unë e di,
ti në kurth do biesh,
pre nga dashuria…
Herët ose vonë, unë e di,
ti do të dorëzohesh.
Në një shtrat ne,
etjen do ta shuajmë…
Herët ose vonë, unë e di,
do të robërohesh,
ti nga xhelozia…
Herët ose vonë, unë e di,
ti do të jesh e imja!…

Ti me kapriçiot e tua, sa më tundon,
ajri që ti prek përreth… elektrizon…
Unë i humbur jam pa ty,
e humbur je dhe ti pa mua?
Fjalët i merr era, më kot veten mundon,
kokën do ta vesh tek unë… herët a vonë!

Herët ose vonë, unë e di,
ti në kurth do biesh,
pre nga dashuria…
Herët ose vonë, unë e di,
ti do të dorëzohesh.
Në një shtrat ne,
etjen do ta shuajmë…
Herët ose vonë, unë e di,
do të robërohesh,
ti nga xhelozia…
Herët ose vonë, unë e di,
ti do të jesh e imja!…

ObserverKult

Kliko edhe:

PIRRO ÇAKO: KTHEHU, POR S’TË PREMTOJ MË DASHURI (TEKSTI DHE KËNGA)