Pjerin Ndreka: Kur bjen n’dashni…

Kur bjen n’dashni
nuk bahesh i përjetshëm,
por des e ngjallesh njiqind herë.

Kur bjen n’dashni
i dallon xhixhat edhe ditën për diell
e lshohesh mbas tyne si qen i zgidhun.

Kur bjen n’dashni
ua vjedh fjalt e kangës plakave t’lagjes
e melodinë, rapsodve që jetojnë n’qiell.

Kur bjen n’dashni
edhe gardalina n’kafaz hesht
e shastisun prej mekamit t’ri.

ObserverKult

Kliko edhe:

PJERIN NDREKA: UNË JAM TU T’LANË ME M’DASHTË…