Poezi nga Donika Dabishevci
Jepmu i tani,
i keq…
Shkujdesshëm
kam me t’fshi para,
plandosun ke me u dergjë,
shpirti ka me t’u shkri,
trupi kruspull
ka me t’psherëti.
Ke me lshu kujën, ke me vajtu,
po kush s’ka me ta pa pikllimin,
kush s’ka me t’ngu,
kush s’ka me ia vu veshin lutjeve,
kush s’ka me ndi përgjërimin tand,
ke me plasë i vetëm
si murg i helmuem,
si murg i zi.
Jepmu i tani,
i keq…
Përhant’ jam sonte,
e veç me fshikullu di.
Larg meje,
ose, jepmu qysh di ti!
*Titulli i origjinalit: “Jepmu”
ObserverKult
Lexo edhe:
DONIKA DABISHEVCI: DASHNITË E MËDHA VDESIN!
DONIKA DABISHEVCI: M’DHIMBESH SE TOKËN NDËR KAMBË KAM ME TA LUJTË!
VIDEO-POEZI: DONIKA DABISHEVCI LEXON POEZINË E SAJ “GJITHÇKA ASHT’ ANDËRR, SHPIRTI JEM!”
Lexo edhe: