(R.I.P- vajzës sime)
Ke vdekë
se nuk ke dashtë si unë mu shëmtue
me u rrudhë e mu plakë
me tu ba floku si livadhi me brymë
si grabujës dhambët me t’ra
kambët me tu thye si akujt
Ke vdekë
se ke dashtë fytyra me t’mbetë e njomë
buzët e kuqe e syni rrush i zi
qërpiku rremacok e vetullat firajë
shtati karajfil mbi kep
Ke dashtë mos me u shëmtue
si unë mos me u plakë.
ObserverKult
—————————
Lexo edhe:
ÇUN LAJÇI: U ULA N’RRASËN E VARRIT ME IA PUTHË HIJËN BIJES SIME
Nga Çun Lajçi
Mbahu edhe ket ditë se nata t’përpinë e nuk t’zbardhë me pa rrugën deri të shtegu i vetmisë!
Rrehe gjoksin! Baja gjamën vetvetës si Leka atij Gjonit t’madh! Nxjerre përjashta ofshamën se nuk i dihet të nesërmes e t’sotmes mos i beso se ajo ikë si t’bjen terri!
Mund t’fleshë e t’mos zgjohësh e mbesin ditët e shkurta pa i vajtua.
Rrehe gjoksin, gërvishte f’tyrën! Me shputa randoje tokën edhe sot për dje, edhe nesër për sot, se dielli kur t’bahet i remtë, o bjen borë o frynë erë e trupi thehet prej degëve e degët palohen njena mbi tjetrën tue u kalbë n’dushkun e vet!
Mbahu edhe ket ditë ti që u theve dje, ti që u rrëzove sot n’dhimbjen që do t’vazhdoi edhe nesër. I thashë vetës kur pushova mbi varrin e bimës sime!
Po t’baj randë mbi eshtna, mbi shpirtin tand po t’baj randë, i thashë, por s’po mundem m’e pa vetën tue u luhatë…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU