Postimi i fundit i Matthew Perry bëhet viral/ Çfarë shkroi aktori para se të ndahej nga jeta!

Ylli i serialit të famshëm “Friends”, Matthew Perry, ka ndërruar jetë të shtunën në moshën 54-vjeçare. Ai është gjetur i vdekur në vaskë në shtëpinë e tij në Los Angjelos.

Ndërkohë pak ditë para se të ndërronte jetë, aktori i ndjerë pati shkruar një status në rrjetet sociale, derisa ia ka bashkangjitur edhe një foto ku shihej në vaskë duke u relakasuar.

“Oh… Pra ujë i ngrohtë që të përshkon trupin ju bën të ndiheni mirë? Unë jam Mattman!”, pati shkruar aktori.

Shumë njerëz që e kanë njohur aktorin Perry kanë shkruar mesazhe ngushëllime, derisa kanë thënë fjalët më të mira për të.

“Jemi shumë të prekur me ikjen nga kjo botë të Perry. Ai ka qenë një aktori i mrekullueshëm, kanë shkruar nga Warner Bross.

“Ai ka qenë një komedian ikonë dhe kjo është ndjerë në krejt botën. Ai do të jetë në zemrat tona përjetë. Sot është një ditë pikëlluese, i dërgojmë ngushëllime familjes së tij, njerëzve të dashur të tij dhe fansave”, thuhet në një telegram ngushëllimi të Grupit të Televizionit CNN.

Perry ka lindur në Williamstown, babai i tij ishte aktor dhe nëna gazetare. Duke u rritur Perry ka luajtur me pasion tenis, derisa u bë një lojtar profesionist në Kanada. Por sikurse babai i tij, Perry ka shfaqur interesim edhe në aktrim, sidomos në moshën e adoleshencës kur edhe është shpërngulur të jetonte me nënën e tij në Los Angjelos pas ndarjes së prindërve. /CNN

ObserverKult


markez njerëzit

Lexo edhe:

GABRIEL GARSIA MARKEZ: PASHË VDEKJEN…

Shërbëtori, i tmerruar, shkon me vrap te shtëpia e pronarit të vet.
– Zotëri! – i drejtohet duke iu dridhur buza. – Pashë vdekjen te tregu dhe më bëri një shenjë kërcënimi.
Pronari i dha një kalë, para, dhe i thotë:
– Mbathja, o burrë, për në Samarë.

Dhe shërbëtori, sakaq, u nis.
Po atë ditë, pasdite, pronari takon vdekjen në treg dhe e pyet:
– A është e vërtetë se i ke bërë shenjë kërcënimi shërbëtorit tim, sot në mëngjes?

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult