Postmodernizmi fals, eklektik dhe “real”

Në fund të fundit a do të thotë arti postmodern jo art-deri sa s’është një art post –mortem i sjellë në vete nga dy damkosje false të postmodernizmit?

“Çka mendoni me postmodernizëm fals?”

J.F.Lyotard ka zbuluar dhe identifikuar një rrymë alternative të postmodernizmit e cila është antimoderniste. Që nga 1980-tat janë dëgjuar zeshëm thirrjet për një fund të eksperimentimit, e cila mori një mbulesë të gjërë mediatike populiste.

Konservatorizmi anti-modernist është në masë të madhe pjesë e të ashtuquajturit “vështrim” postmodern, një mjaullimë kopeje macesh të pikëpamjeve që s’pajtohen, e cila është një nga arsyet pse pajtimi racional është i pamundur.

“Jo më me çibanët e tmerrshëm arkitekturor! Jo më art të pakuptueshëm-një fyerje ndaj ndjenjës së mirë! Kthim tek bazat!”

Postmodernizmi eklektik

Është një tjetër postmodernizëm i cili është përshtatë shkëlqyeshëm me mbivështrimin e tregut të lirë kapitalist monokulturor bashkëkohor.

Sërish, Lyotard e ka identifikuar këtë si një postmodernizëm eklektik ose harrnimesh. Eklektizmi është shkalla zero e kulturës së përgjithshme bashkëkohore:
dikush dëgjon reggae, shikon një western, hanë ushqim McDondalds për drekë dhe ushqim të kuzhinës lokale për darkë, hedh parfume Paris në Tokio dhe vesh rroba “retro” në Hong Kong; njohja është çështje e lojrave kompjuterike.

Dhe, e njëjta është në kiçin artistik, konfuzion dhe “gjithçka shkon”. Në mungesë të çdo kriteri estetik, paraja është i vetmi kut. Të gjitha “shijet” ashtu si të gjitha “nevojat” përmbushen nga tregu.

Një postmodernizëm “real”?

Nëse ekziston një postmodernizëm “real”, ai njihet nga tri tema urgjente në axhendën e vet.

Tema e parë është dilema e riprodheushmërisë në epokën e konsumerizmit masiv. Profecia e Walter Benjaminit më 1936 për eleminimin e aurës së autonomisë së veprës origjinale të artit përmes riprodhimit nuk doli e vërtetë.

Pamë se kishte efektin e kundërt. Mund të thuhet se çmimet shumëmilion dollarëshe për veprat origjinale janë në proporcion me disponimin e tyre në riprodhimin masiv, i cili ka bërë shumë më tepër të dëshirueshme për t’u pasur si pronë.

“Sa më shumë që ‘lulediellët e Van Gog’ bëhen postere klishe, aq më shumë keni për të paguar për origjinalin”.

Aura konsumeriste tani shtrihet mbi gjithçka me një jehonë të relikut-pantallonate Merilin Monrosë ose Pontiaku i Al Kapones-ose çdo gjë me vlerë nostalgjie-radio dekorative arti, mbështetëse telefonash, teneqe biskotash, sepse ato janë suvenire të fabrikave antike të së djeshmes.

Ky është konsumerizëm imazhi. E riprodhuar është duke zënë vendin e realitetit ose zevendësimin e tij si hiper-realitet.

Ne po jetojmë çka tanimë ka qenë jetuar dhe riprodhuar, pa realitetin më, por atë të imazhit të kanibalizuar.

(Shkëputur nga libri ‘Postmodernizmi’ i Richard Appignanesi, Chris Garratt Ziauddin Sardar e Patrick Curry)

Përktheu nga origjinali: Hysamedin Ferraj

Përgatiti: ObserverKult


Lexo edhe:

JAMES JOYCE: MOS U TRISHTO…

Nga James Joyce

Mos u trishto, sepse të gjithë burrave
u pëlqen të bëjnë një zhurmë të rreme para teje;
Ji në paqe sërish, zemër,
a munden të ta marrin ata nderin?
Ata janë më të trishtuar se të gjithë lotët,
jetët e tyre ngrihen si një psherëtimë pa mbarim.
Përgjigjju me krenari lotëve të tyre,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult