Kënga “Pranvera në Prishtinë”, është ndër më të pëlqyerat shqipe.
U komponua nga Musa Piperku me tekst të poetit Milaim Berisha dhe u këndua nga Sabri Fejzullahu u shpërblye në “Akordet e Kosovës” -1981.
Në vazhdim ju sjellim të kënduar nga 10 këngëtarë të ndryshëm:
Sabri Fejzullahu:
Aleksandër Gjoka:
Dhurata Dora
Florent Abrashi
Neki Emra
Yllka Kuqi
Miranda Hashani
Pier Noshi
Teksti
Pranvera në Prishtinë
A t’kujtohet natë e parë,
shi kur binte në Prishtinë?
Unë e ti si dy këng’tarë
pëshpëritnim për dashurinë!
Unë të doja, ti më doje
lugut t’gjelbër të Gërmisë;
Yj’t mbi qiell na bënin roje
e lisat gjelb’ronin prej lakmisë!
S’harrohet kjo ngrohtësi e parë
kur pranvera ishte në Prishtinë!
Unë e ti si dy këngëtarë
thurnim vargje për ardhmërinë!
ObserverKult
Kliko edhe:
“VOLIM TE BUDALO MALA” KOPJE E “PRANVERA NË PRISHTINË”, KUR KROATËT “VIDHNIN” KËNGËT SHQIPE (VIDEO)
NGJASHMËRIA MES KËNGËS TURKE DHE KËNGËS ‘E DEHUN JAM’ TË NEXHMIE PAGARUSHËS! (VIDEO)