![preç zogaj](https://observerkult.com/wp-content/uploads/2020/02/prec-zogaj-997x600-696x419.png)
E mora për dore trishtimin
Dhe shkova ta mbys në lumë,
Por rrjedha ishte e cekët.
E hodha në krah si hobe
Dhe shkova ta hedh nga shkëmbi,
Por toka ishte afër.
Atëherë e lidha në djep,
Dy ditë e net e përkunda,
Por gjumi s’e zuri.
Tani bares në rrugë
Me trishtimin tim në fytyrë:
Më falni, u them të gjithëve.
ObserverKult
Lexo edhe: